A cabeleira multilingüe
Bashkim Shehu | Albanés
Floknaja
(Fragmente)
U linda në një vend të gjelbër në fund të botës rravgues tek ndiqte kopetë e lopëve.
Jam bir i pasigurt fisesh endacake që u ndalën tek mbërritën në skaj të saj.
S’kam rrënjë të tjera veç atyre të sporës dhe as tjetër atdhe përveçse erën.
Ndihem nga skota e atyre popujve nomadë që kurrë shtet nuk ndërtuan.
Fryma jonë humnerën njohu dhe ndjesinë telurike të mjedisit natyror.
Historia jonë është e një populli që humbi udhën dhe u ngatërrua me qetë.
Po unë e gjeta udhën prapë në mbytjen e një gjemie që rridhte ngashënjyeshëm nga floknaja e hënës.
Dhe floknaja e pamatë është një labirint ku i flas vetëm asaj që dashuroj.
(Përkthimi në shqip nga Bashkim Shehu)
Lectura de Bashkim Shehu